
EPRS / DG EXPO Experts Workshop ' EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership '
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë.
“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.
Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkurën e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka arsyetuar mocionin duke thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë