Gjashtë projekte në vlerë prej 2.5 milionë euro i ka dorëzuar sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Mitrovicës.
Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar nga Ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka të bëjë me realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, shkruan Arbresh.info.
Ministrja Reshitaj tha me këtë rast se ia kanë borxh qytetarëve të Mitrovicës sepse siç tha, ata i besuan AKR-së dhe kryetarit Agim Bahtiri.
“Jam e lumtur që kam ardhur në Mitrovicë për të sjellë 6 projekte. Ne ia kemi borxh qytetarëve të Mitrovicës sepse ata na besuan neve dhe ne do ta dëshmojmë që kësaj Mitrovice t’ia kthejmë pamjen për të mirë. Ne do të vazhdojmë. Ky është vetëm fillimi. Projekte mbi 2.5 milionë euro”, tha Reshitaj.
Ajo ka shtuar se Mitrovica duhet të përkrahet më shumë nga të gjitha ministrisë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698890810176004/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim