Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh, ndërsa manifestimi qëndror do të mbahet në parkun e Gërmisë.
UNDP do të ketë tendën ku do të promovoj/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërrmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqesitë dhe me fokus të veçantë në vetedijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit.
Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër – “Green Ribbons”. Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.
Në ngjarje do të marrin pjesë Fatmir Matoshi, Minstër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Meelis Munt, Zv. Ministër i Mjedisit nga Estonia, Znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Thomas De Groote, drejtor i “River Cleanup”, përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve mjedisore, aktivistë dhe mysafirë./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...