Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dëshiron të sqarojë opinionin publik se nuk ka shkelur asnjë kriter të thirrjes publike për përkrahje të projekteve kulturore.
Shkrim i sotëm i botuar në gazetën Koha Ditore, me titull “Ministria shkel kriteret e konkursit me përkrahjen e projekteve filmike” i gazetarit Shaban Maxharraj, është i pavërtetë, tendencioz dhe si i tillë tenton të njollosë punën që MKRS-ja po bën për kulturën e Kosovës.
Ne, siç kemi bërë të ditur, kemi pasur një thirrje publike, ndërsa vlerësimet për projektet kulturore, janë bërë nga komisionet profesionale që i ka formuar Departamenti i Kulturës dhenë përkim me Rregulloren për Subvencionim në Fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Rinisë dhe Sportit.
MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha mediet, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës dhe në dobi të opinionit publik, por jo me ato që për qëllim kanë keqinformimin dhe dezinformimin e opinionit publik.
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...