Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen mallra rreth 30 mijë euro në Pejë

17:37 | 1 Prill 2026
Q L

Policia e Kosovës, ka njoftuar se zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro në Pejë.

Siç njofton policia, aksioni është kryer në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës.

Në njoftim shtohet edhe se mallrat e konfiskuar janë, cigare elektrike, duhan i ngrirë, filtër për cigare elektrike, shije për shisha, e cigare të llojeve të ndryshme.