Në kuadër të vizitës së sotme, ministrja ka qëndruar në fshatin Belle të Deçanit, në fshatin e komandantit të UÇK-së, heroit Sali Çekaj.
Ministrja tha se kërkesës për ta ndërtuar kullën e tij, MKRS-ja i përgjigjet pozitivisht.
“Kam urdhëruar Departamentin e Trashëgimisë dhe institucionet tjera që të iniciojnë procedurat për ndërtimin e kullës së intelektualit, komandantit dhe heroit Sali Çekaj. Ne duke i respektuar këta njerëz që kanë dhënë kontributin e madh, njëkohësisht respektojmë edhe gjakun e derdhur, rezultat i të cilit ne e gëzojmë lirinë e pavarësinë. Është një lajm i mirë besoj, që MKRS-ja po investon në ndërtimin e kullave për personalitete të këtilla që mbesin në kujtesën e gjeneratave që vijnë”, tha mes tjerash ministrja./arbresh.info/

Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C