Qendra Klinike Universitare e Kosovës funksionon ende me kushte të mjerueshme.
Përveç problemeve të shumta me furnizim me barna ku pacientët detyrohen të blejnë edhe gjërat elementare për trajtimin e tyre, në QKU mungojnë edhe pajisjet për bartjen e pacientëve që vijnë me urgjencë, shkruan Gazeta Shneta.
Një ngjarje që shpërfaq kushtet e rënda në QKU ka ndodhur sot kur një pacient shkoi me urgjencë. Familjarët janë detyruar që ta bartin pacientin me batanije, në mungesë të shtretërve ose karrocës.
Kjo nuk është hera e parë që pacientët bartën në këtë mënyrë aspak të përshtatshme. Mungesa e shtretërve mobil dhe karrocave ka qenë evidente edhe më herët, ndonëse QKU pati përfituar donacione.

Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...