Mjeku ligjor, Naim Uka, gjatë dëshmisë së tij në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023, ka dhënë detaje për raportin e autopsisë së Ademajt.
Ai ka thënë se në bazë të provave mjeko-ligjore distanca e qitjes, nga e cila është vrarë Ademaj sillet rreth 2 deri në 5 centimetra.
Uka ka theskuar se përjashtohet mundësia e vrasjes me puthitje apo gjysmë-puthitje.
“Gjatë procedurave të autopsisë mjeko-ligjore është konstatuar vrima hyrëse në regjionin e djathtë të kokës, e shkaktuar nga veprimi dinamik e cila ka pas veprim na djathtas në majtës, nga poshtë pjerrtas lartë. Është e rëndësishme të ceket, se pjesë metalike e kësaj predhe është futur në pjesën e majtë të kokës, e cila është dorëzuar si provë te policët hetues. Si rezultat i kësaj plage, ka ardhur edhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme trurore, e cila është shkaku i vdekjes”, ka theksuar Uka./koha
Nis seanca kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut