Ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj tash kur përhapja e virusit COVID-19 është shtrirë në përmasa më të gjera, janë në krye të detyrës.
“Janë plot 134 vizita në shtëpi për pacientët e prekur me COVID-19 që janë kryer nga ekipet e mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së, 340 vizita në tendën “COVID” si raste të dyshuara dhe 34 shërbime radiologjike, shërbime mjekësore këto të kryera vetëm në funksion të përballimit të situatës pandemike, pa lënë anash shërbimet e zakonshme mjekësore për qytetarët ferizajas”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.
Kjo punë e punonjësve shëndetësor meriton përkrahjen e duartrokitjen e gjithë qytetarëve, gjersa këta të fundit, mund të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor, duke zbatuar në përpikmëri masat mbrojtëse./arbresh.info
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...