Një mjegull e dendur që ka përfshirë sot rajonin e Prishtinës ka shkaktuar probleme në qarkullimin ajror në vend.
Një aeroplan që ishte nisur nga Stambolli nuk ka mundur të zbresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në natën e së enjtes.
Për shkak të mjegullës, fluturakja nga Turqia, e cila ishte paraparë të arrinte në Kosovë rreth orës 21:50, është ridrejtuar tek një aeroport tjetër.
Mjegulla po ashtu ka ndikuar që një fluturim nga Prishtina drejt Stambollit të anulohej. Aeroplani ishte paraparë të nisej nga “Adem Jashari” rreth orës 20:30.
“Fluturimet që shfaqen në sistem të anuluara, janë anuluar për shkak të mjegullës”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...