Mbrëmë në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet relevante ndërmorën veprimet policore, duke identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Me këtë rast, në vendin e ngjarjes, aheng familjar, në cilësi të provave materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot