Një djalë 13-vjeçar, sot rreth orës 19:55, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi u si pasojë e goditjes nga një automjet.
Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka intervenuar menjëherë duke ofruar trajtim emergjent, përfshirë masat reanimatore.
Janë kryer ekzaminime të nevojshme, teksa konfirmohet se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale” thuhet në njoftim.
Ky është postimi i plotë i tij:
Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet.
Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore.
Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped.
Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.
Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...