Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se gjatë muajit shkurt të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 mijë e 376 familje me gjithsej 88 mijë e 453 anëtarë.
ASK bënë të ditur se komuna që ka më së shumti familje me asistencë sociale është Mitrovica.
Kjo komunë ka 2 mijë e 131 familje përfituese nga skema sociale apo 8 mijë e 672 qytetarë.
Ndërsa komuna e dytë që ka më së shumti familje me asistencë sociale, është qyteti i Vushtrrisë me 1291 familje apo 5 mijë e 609 qytetarë.
Sipas raportit të fundit të ASK-së, Lipjani renditet në vendin e tretë me 1163 familje apo 4 mijë e 979 qytetarë.
Pas Lipjanit, vendin e katërt e zë Prishtina me 1152 familje apo 4 mijë e 370 qytetarë./Arbresh.info/
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë