Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.Përmes kësaj marrëveshje, do të bëhet regjistrimi i të gjitha veturave të aksidentuara, vendim kz i marrë nga Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor.

MIT-ja përmes institucioneve të saj në varësi do të realizojë një platformë “Ueb-Servisi” apo “Modul Elektronik On-line” për evidentimin dhe regjistrimin e automjeteve të involvuara në aksidente rrugore përmes VIN, (fotografive dhe dokumentacioneve tjera të automjeteve); do të kujdeset për ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e shënimeve me qëllim që të bëhet kontrolli i plotë/saktë i automjeteve të aksidentuara, për rikthim në qarkullim rrugor pas riparimit apo ri-aftësimit; do të kujdeset që të ndaloj rikthimin në qarkullim të automjeteve të dëmtuara në aksidente pa e kryer kontrollin e riparimit apo përmirësimit sipas nenit 27 të Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete; do të kujdeset këtë që platformë ta vë në dispozicion të Departamentit për Regjistrim të Automjeteve në Agjensionin e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mënyrë që të eliminohen mundësitë e shmangies së automjeteve të aksidentuara në trafik.

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...