MIT: Investimet në Qarkoren e Gjakovës arrijnë në 8.7 milionë euro

09:53 | 28 Korrik 2026
E.G

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka investuar mbi 5 milionë euro në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka” në Gjakovë, e cila është pjesë e Qarkores së re të qytetit.

Sipas njoftimit të ministrisë, bashkë me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës drejt Prizrenit dhe projektin që është në zbatim për tranzitin e ri, investimet e ministrisë në Qarkoren e Gjakovës kanë arritur në 8.7 milionë euro.

Ministria thekson se projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa financimi është mbuluar plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas ministrisë, realizimi i këtij projekti pritet të përmirësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë në trafik dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset në Gjakovë.