Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se një kontingjent i Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
Peleshi thotë se pjesëmarrja e tyre në këtë mision të NATO-s, e tregon vendosmërinë e Shqipërisë për të mbrojtur paqen në rajon.
“Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon”, ka njoftuar Peleshi.
Tutje Pelesh, thotë se forcat e tyre të armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve ndërkombëtarë.
“Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, shkroi Peleshi./Arbresh.info/
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...