Misioni i EULEX’it thotë se nuk i ka kontrolluar zyrat e OVL të UÇK’së sot gjatë ditës EULEX nuk ka kontrolluar sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK’së, për 4 mijë dosjet e Gjykatës Speciale që kanë arritur të hënën në seli.
Se kush ka kryer kontrollin nuk kanë komentuar as nga Haga, por vetëm kanë thënë se janë në dijeni për raportimet mediale rreth kësaj teme.
Aksioni i sotëm në selinë e OVL-UCK’së nuk është kryer nga misioni i EULEX-it.
Këtë e kanë thënë për Gazetën Express nga zyra për informim e EULEX.
“EULEX-i nuk e kontrolloi zyrën e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së sot (e martë) dhe nuk mori asnjë dosje”, thuhet në përgjigjen e EULEX.
Ndërkohë, sekretari i veteranëve, Faton Klinaku, sot në një prononcim për Express ka deklaruar se hetuesit të cilët kishin shkuar në seli për të marrë dosjet që kishin arritur aty dje, ishin të Gjykatës Speciale.
“Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.
Pakoja me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Në një letër që gjendej brenda pakos, thuhej se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tjera.
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...