Komisioni për Buxhet ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka miratuar projektligjin për shërbimet e pagesave.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se me miratimin e këtij projektligji ulen kostot e shërbimeve të pagesave bankare.
“Ky projektligj synon ngritjen e nivelit të sigurisë së shërbimeve të pagesave, nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit, përmirësimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve, si dhe uljen e kostove për shërbimet e pagesave të ofruara brenda vendit dhe për transferet ndërkufitare. Ky projektligj përafron kornizën ligjore dhe rregullative me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Si rezultat, ai ofron mundësinë për përfshirjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave (banka dhe jo-banka) në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA. Në këtë aspekt, projektligji paraqet bazën kryesore për plotësimin e kritereve për aplikim dhe pranim të vendit tonë në SEPA”, tha Murati gjatë raportimit në komision.
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...