Në mbledhjen e 121-të Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për lirinë fetare.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar u shpreh se ky Projektligj është shumë i rëndësishëm dhe se përmes tij ekzekutivi synon që të arrijë standard sa më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Liria fetare zë vend të veçantë në një shoqëri të lirë dhe të hapur siç është Republika e Kosovës. Mendime dhe besime të ndryshme vazhdimisht po hyjnë dhe qarkullojnë lirisht mes qytetarëve tanë. Është e pamundur që të gjithë qytetarët të kenë të njëjtat bindje fetare. Përkundrazi, diversiteti i bindjeve fetare është i pashmangshëm”, tha Kurti.
Tutje, ai tha se një nga qëllimet kryesore të këtij Projektligji është për të ruajtur dhe promovuar pluralizmin fetar./arbresh.info/
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...