Sot Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2023-2025.
Përmes një komunikate për media nga MD bëhet e ditur se ky Plan është hartuar në disa faza, që ka përfshirë identifikimin e problemeve dhe sfidave nga burimet e brendshme dhe jashtme, takimet dhe konsultimet me përfaqësuesit e njësive të Ministrisë dhe akterët tjerë të jashtëm si dhe konsultimin publik.
Plani përfshin edhe ndikimin buxhetor të tij, si dhe ka përcaktuar edhe metodologjinë e monitorimit dhe raportimit për të siguruar që veprimet e planifikuara zbatohen në praktikë, përcjell arbresh.info.
Plani parasheh 182 aktivitete me qëllim të adresimit të problemeve dhe sfidave të identifikuara të cilat janë të kategorizuara në katër objektivave që synohen të arrihen deri në vitin 2025.
Objektivat janë si në vijim:
1) Ministria e përgatitur me staf profesional;
2) Digjitalizimi i MD-së;
3) Agjenci ekzekutive efikase në kuadër të MD-së dhe
4) Ministria më afër publikut.
Për të parë planin, kliko KËTU.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Kiev për një vizitë t...
Nis skriningu neonatal për foshnjat e porsalindura në Spital...
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ...
Çitaku takon Presidentin Costa: Kosova duhet të vazhdojë rru...
Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, v...
Kurti pret Antonio Costan: Kosova është e gatshme për status...