Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për ringjallje ekonomike.
Kjo pako, siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati kap shumën prej 420 milionë eurove.
“Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati.
Qeveria ditë më parë pati bërë publik planin për rimëkëmbjen ekonomik ku parashihet mbështetja e punësimit do të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro./arbresh.info/
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...