Është miratuar në lexim të parë, në parim, Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur, i hartuar dhe finalizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Përmes tij janë adresuar pengesat të hasura gjatë zbatimit të kodit ekzistues si dhe janë paraparë disa dispozita të reja, të cilat legjislacionin e kësaj fushe e avancojnë në masë të konsiderueshme, bën të ditur ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, disa nga çështjet më të rëndësishme të Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur janë: zgjerimi i numrit të parimeve garantuese dhe mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve si dhe është paraparë një kapitull i veçantë i cili i rregullon masat e ndihmës dhe të mbrojtjes për fëmijët si kryes të veprave penale nën përgjegjësinë penale, për fëmijët nën moshën 14 vjet, theksoi Ministrja Hoxha në ekspozenë e dedikuar këtij projektligji
“Finalizimi i këtij drafti është bërë në koordinim dhe bashkëpunim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë me përkrahjen e UNICEF-it, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është në harmoni të plotë me dispozitat e legjislacionit të BE-së. Po ashtu, është bërë edhe vlerësimi financiar”, thuhet në njoftim.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...