Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për ta shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Për miratimin e rezolutës kanë votuar 193 shtete anëtare të OKB-së, prej të cilëve 84 vota ishin për, kundër votuan 19, kurse 68 shtete abstenuan.
Krimi në Srebrenicë u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.
Përfaqësuesja gjermane në OKB, Antje Leendertse, duke prezantuar rezolutën theksoi se një prej qëllimeve të kësaj organizate është të ndalojë të ndodhin krimet e tilla si ato në Srebrenicë.
“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha në hapje të debatit ambasadorja e Gjermanisë në OKB, Antje Leendertse, vendi i së cilës e bashkëhartoi tekstin e rezolutës.
Miratimi i kësaj rezolute do të mundësojë që ta njeh Serbinë si autore të krimeve.
Gjermania dhe Ruanda janë sponsorët e rezolutës. Këto dy shtet bashkërisht iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës. Më pas, 36 shtete anëtare të OKB-së u bënë bashkë-sponsor, duke marrë përsipër detyrën e prezantimit të draftit në të 193 shtetet anëtare të OKB-së.

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...