Është miratuar sot inicimi i procedurës së shpronësimit për restaurimin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”, vetëm pesë dit para përvjetorit jubilar të 25-të të kësaj masakre.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Arbresh.info.
“Ky veprim nënkupton krijim të hapësirës shtesë për konservimin e këtij Kompleksi, duke siguruar trajtim të duhur, të përshtatshëm e të dinjitetshëm për këtë monument që simbolizon dhe është gur i provës e i të vërtetës për një ngjarje makabre që ka ndodhur më 15 janar 1999 në fshatin Reçak, duke masakruar civilë të paarmatosur të të gjitha moshave”, ka shkruar Aliu.
“Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” e ka vëmendjen e merituar të institucioneve të Republikës së Kosovës përkitazi me relevancën e jashtëzakonshme historike që Memoriali përfaqëson”, shtoi më tej ai./Arbresh.info
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut