Kur traktori të lëvrojë në zonën kufitare Kosova – Shqipëri e të mos dihet se në cilin vend është, atëherë arrihet qëllimi për zhvillimin social – ekonomik i zonës pilot Gjakovë-Has-Tropojë.
Kështu u tha në një takim iniciues të mbajtur në Gjakovë për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitarë Kosovë-Shqipëri.
Madje u bë e ditur se brenda dy javësh në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh për të parë konkretisht çka po ndodh.
E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se që 10 vite kemi fol për folklorizëm, e sipas tij, ka ardhur koha që ato t’i lihen çiftelisë dhe të punohet konkretisht për zhvillim ekonomik.
Ndërsa biznesmen të kësaj pjese thanë se edhe thinjat u janë dal nga procedurat burokratike në Dogana.
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka folur për rëndësinë e krijimit të ideve për zhvillimin e këtyre zonave.
Sipas saj, është koha të korrigjohet padrejtësia historike lidhur me krijimin e mundësive për zhvillim të ndërsjellët në komunat këndej e andej kufirit.
“Neve na takon të fillojmë të krijojmë natyrshëm rrugë të bashkëpunimit, ti facilitojmë ato, mos ti lëmë të fjetura ose mos ti lëmë vetëm me një inercion të thjeshtë të asaj që do të vihet në Gjakovë për ditë të caktuara të pazarit, do të merren shërbime të caktuara në Gjakovë, si në sektorin e shëndetësisë apo në sektorin e arsimit, por ti inkurajojmë ne bizneset, ti inkurajojmë gjithashtu ata ndërmarrës të rinj që kanë ide për të zhvilluar një biznes që ende nuk e kanë nis, se ka treg e dhe në Gjakovë, edhe të Tropojë edhe në Bajram Curr”, ka thënë ajo.
E Minxhozi njoftoi të pranishmit lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar, të nënshkruar mes dy Qeverive,Kosovë-Shqipëri, të zyrtarizuar me deklaratën e përbashkët në mars të këtij viti.
Tha edhe informatat të tjera për ditët në vijim.
“Për dy javë në Gjakovë do të vijnë një grup biznesmenësh me në krye kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, për të parë konkretisht se çfarë po ndodh këtu. Kur them këtu jemi në Gjakovë, jemi në Kosovë jemi edhe në Shqipëri. Kemi folur për shumë vite me folklorizma prej 10 vjetësh, folklorin ja lëmë çiftelisë, neve na duhet ekonomia, na duhet një bashkëpunim i vetëm”, tha ai.
Në debat përfaqësuesit e bizneseve janë inkurajuar të shpalosin idetë e tyre për mundësitë e zhvillimit ekonomik në zonën Gjakovë – Has – Tropojë, por se vet ata thonë se duhet më shumë përpjekje nga qeveritë e dy vendeve.
“Do ta mirëpresim këtë që tha Ambasadori, por përsëri do të jetë konsekuente, ne mbajmë shpresë por do të jetë kur ta vërtetojmë. Nuk e kam moshën sa për të qenë kaq i thinjur por guxoj ta them se më kanë dal më shumë për shkak të të bërit biznes, nga burokracitë të ndryshme që kam hasur në qarkullimin e mallrave, mjeteve dhe punëve të ndryshme në Dogana”, tha Xhemë Nezaj, nga kompania “Mali” SHPK Tropojë.
Ndërkohë, për mundësitë dhe potencialet për zhvillimin socio-ekonomik të zonës ndërkufitare, Gjakovë – Tropojë – Has, ka folur Silvana Domi, drejtoreshë e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe Bekim Ermeni nga Drejtoria e Bujqësisë dhe të tjerë.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...