Inspektorët e Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë inspektimeve të rregullta në terren kanë evidentuar produkte të cilat në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës kanë hyrë në mënyrë ilegale.
Sipas njoftimit, nw këtë rast, inspektorët kanë konfiskuar produktin Plazma në sasi prej 123 copë të peshës 150 gr si dhe 38 copë të peshës 300 gr, me origjinë nga Serbia, shkruan Arbresh.info.
“MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë duke garantuar ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg, prandaj inspektimet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.”, thuhet nw njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente