Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i njofton se është duke e monitoruar me vigjilencë të shtuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga operatorët ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës.
Në njoftimin e MINT thuhet se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregu e ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, për të mbrojtur konsumatorin, përmes inspektimeve të përditshme dhe të vazhdueshme në terren ndaj operatorëve ekonomikë.
“Duke qenë se Kosova është vend importues i derivateve të naftës dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në tregun vendor, por që këto lëvizje të çmimeve të derivateve të naftës duhet të jenë në përputhje me standardet e përcaktuara në bazë të Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme”, thuhet në njoftim.
Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive përgjatë ditëve në vijim, përmes inspektimeve në terren.
“Në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve nëpër pikat e tregtimit të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë do të vlerësojë në hollësi mundësinë e marrjes së Vendimit përmes të cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe caktohen masat e tjera mbrojtëse për produktet e naftës, ku parashihet edhe mbikëqyrja e shtuar nga Dogana e Kosovës, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg. Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit, në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...