Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e sinqertë të Spanjës në drejtim të ruajtjes së integritetit të saj territorial”.
Kështu ka deklaruar të martën ministrja e Jashtme spanjolle, Aranca Gonzales Lai pas bisedimeve me homologun serb Nikolla Selakoviq në Madrid, transmeton Klan Kosova.
“Spanja i përmbahet parimit të mosnjohjes së Kosovës. Ne e kemi mbrojtur atë pozicion deri më tani, ne po e bëjmë sot dhe do të vazhdojmë në të ardhmen “, tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug nëse Spanja mban pozicionin e saj mbi mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gonzalez vuri në dukje se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne duhet ta mbështesim atë dialog edhe më vendosmërisht si një mënyrë për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës”, theksoi ajo.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...