Zëvendësministri i Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Getoar Mjeku ka zhvilluar takim dypalësh ministren e Transformimit Digjital të Republikës së Sllovenisë, Emilija Stojmenova, në kuadër të konferencës “Forumi Strategjik i Bledit 2023”.
Në takim, zëvendësministri Mjeku është shoqëruar edhe nga këshilltari i Kryeministrit Kurti për sektorin e TIK-ut, Lulëzon Jagxhiu, përcjell Arbresh.info.
Gjatë takimit ministrja Stojmenova e ka përgëzuar zëvendësministrin Mjeku për arritjen e Republikës së Kosovës në mbulueshmëri të 100% të zonave me internet të shpejtë, duke e cilësuar këtë arritje si shumë mbresëlënëse.
Ajo e njoftoi zëvendësministrin Mjeku që Sllovenia është aktualisht duke punuar në të njëjtin drejtim dhe synojnë që ta arrijnë këtë deri në vitin 2030.
Për më shumë ajo ka përgëzuar Republikën e Kosovës për përqindjen e madhe të vajzave në sektorin e TIK-ut, që në nivel universitar është mbi 50%.
Tutje është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, në përgjithësi, mirëpo edhe në sektorin e TIK-ut në veçanti, ku Sllovenia është partnere e Kosovës.
Palët kanë folur rreth zhvillimit e aftësimit të fuqisë punëtore, zhvillimit të Parkut të Inovacionit dhe Teknologjisë, si dhe hovit të zhvillimit të sektorit privat të TIK-ut në të dy vendet.
Po ashtu, është diskutuar për përpjekjet e të dy vendeve për të centralizuar digjitalizimin e shërbimeve publike si dhe lehtësimin e qasjes në to për të gjithë qytetarët, aspekt horizontal në të gjitha sektorët./Arbresh.info

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet