Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Serbisë, Nela Kuburoviç, ka thënë se Serbia nuk do të pranojë instruksione nga zyrtarë të huaj, lidhur me atë se çfarë duhet të bëj rreth Kosovës.
Ajo ka thënë se Beogradi po i përmbush obligimet e nxjerra nga marrëveshjet e Brukselit, siç nuk po bën edhe Prishtina në anën tjetër.
“Nuk mendoj se Serbia ka pranuar instruksione se si të veprohet me Kosovën. Ajo që është e rëndësishme është implementimi i marrëveshjes së arritur në Bruksël. Në do të vazhdojmë këtë rrugë” ka deklaruar Kuburoviç, shkruan B92, raporton Gazeta Observer.
Ajo ka folur edhe për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb sipas marrëveshjes së Brukselit, gjë të cilën thotë se Kosova nuk e ka bërë.
Ajo ka thënë se pala kosovare është shumë vonë në përmbushjen e obligimeve për përmbushjen e obligimeve bazike për rehabilitimin e komunitetit serb.
“Ata janë rreth 1700 ditë me vonesë në përmbushjen e obligimeve” ka thënë Kuburoviç.
Në fund ajo ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje ndaj të cilës Beogradi nuk I ka përmbushur obligimet./GazetaObserver/
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike