Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, shkruan arbresh.info.
Diplomati austriak është njoftuar nga ministrja Reshitaj, për prioritetet e saj në kuadër të projekteve të MMPH-së. Ministrja Reshitaj theksoi se fokus i saj është përmirësimi dhe mbrojtja e mjedisit në përgjithësi dhe cilësia e ajrit në veçanti.
Ministrja përmendi edhe përmirësimin e shtretërve të lumenjve dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e deponive legale të mbeturinave.
“Kemi përpiluar planet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kemi ndërmarrë disa hapa konkret dhe po punohet në vazhdimësi për të pasur një mjedis sa më të pastër. Për çështjen e ajrit kemi marrë përgjegjësitë që na takojnë”, është shprehur ministrja Reshitaj.
Ministrja e njoftoi ambasadorin edhe për procedimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Kuvendit e Kosovës.
Ambasadori austriak Gernot Pfandler, përgëzoi ministren për vendosmërinë dhe punën që është duke bërë në udhëheqje të MMPH-së duke shprehur gatishmërinë e shtetit austriak për ta ndihmuar këtë ministri.
Ambasadori u shpreh i gatshëm po ashtu që të ofrojë ekspertë austriak në mbikëqyrjen e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe mundësinë që stafi profesional i ministrisë të ndjek trajnime në fusha të ndryshme në Austri.
Ministrja Reshitaj falënderojë ambasadorin për ndihmën që shteti austriak ka dhënë dhe po e jep për Kosovën në të gjitha fushat./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...