Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale të arsimit në vendin tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.
Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanada për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.
Ministrja Bajrami tha se është e nevojshme mbështetja nga partnerët zhvillimorë, në mënyrë që të realizohen politikat e parapara në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme, e që synojnë zhvillimin e sektorit të arsimit, i cili do të përmirësonte gjendjen edhe në gjithë sektorët e tjerë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen