Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar për Termocentralin “Kosova e re”, me Contour Global, duke e vlerësuar me efekte pozitive të gjithmbarshme, edhe strategjike, edhe punësimit edhe mirëqenies së qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Nga sot, Republika e Kosovës, ka vënë në binar të sigurt çështjen e energjisë, gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj për zhvillim ekonomik, e mbi të gjitha sigurinë e energjisë për konsumin shtëpiak.
Marrëveshja e nënshkruar me Contour Global, është investimi më i madh në historinë e shtetit tonë, që do të ketë efekte pozitive të gjithmbarshme, edhe strategjike, edhe punësimit edhe mirëqenies së qytetarëve.
Urime dhe gëzuar!”/arbresh.info/
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...