Ministrja Hoxha: Raporti për Kosovën, hap i rëndësishëm për liberalizimin e vizave

16:48 | 19 Prill 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka folur gjatë një konference për media  lidhur për çështjen e raportit të për Kosovës.

Ajo ka thënë se pas publikimi të raportit, Qeveria ka dhënë qëndrimin e saj të cilët sipas saj, e konsidorjnë real dhe pozitiv, transmeton Indeksonline.

Hoxha ka theksuar se në raportin për Kosovës, Komisioni Evropian ka vlerësuar se vendi ynë ka bërë progress në shumë fusha.

“Po ashtu është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve. Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave dhe ne presim vlerësim të tillë dhe njohje të progresit edhe nga vlerësimi specifik që do të bëhet ditëve në vijim nga KE për mekanizmin e rasteve të shënjestruara”, ka thënë ajo.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të mediave, Fillimisht më lejoni të ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë për një temë aq të rëndësishme siç është Raporti për Vendin.

Pas publikimit të raportit për vendin, Qeveria ka dal me qëndrimin se e mirëpresim këtë raport dhe si të tillë e konsiderojmë real dhe pozitiv. Me këtë rast konsideroj se duhet të fokusohemi edhe te elementet pozitive të raportit, respektivisht progresin dhe të arriturat por edhe sfidat që janë evidentuar. Raportin për vendin duhet ta shohim edhe nga aspekti krahasimor me vendet e tjera.

Edhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor u është kërkuar të vazhdojnë reformat në sektorët e caktuar sikur edhe Kosovës. Sigurisht se disa vende janë më përpara në këtë proces dhe është normale duke pasur parasysh kohën kur këto vende kanë nënshkruar MSA.

Përshëndes vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, konsideroj se avancimi i këtyre vendeve drejt procesit integrues do të jetë shtytje dhe ndihmesë edhe për Kosovën. Është shumë e rëndësishme që në raportin për vendin KE vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha.

Më lejoni të përmend shkurt disa nga to: Ratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi është përmendur në raport si diçka pozitive dhe hap i rëndësishëm. Po ashtu është evidentuar se zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të mirë-administruara dhe të lira. Raporti ka trajtuar dhe reformën e administratës publike dhe sistemin gjyqësor duke potencuar suksesin e arritur me procesin e rishikimit të agjencive të pavarura si dhe me suksesin e arritur me miratimin e ligjeve të pakos së gjyqësorit dhe integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në veri të vendit.

Pa dyshim se për të gjithë ne, ndër pikat më të rëndësishme në këtë raport është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast KE ka potencuar se institucionet e Kosovës kanë bërë progres në ndjekjen e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu është theksuar se ka progres edhe në konfiskimin preliminar të aseteve. Njohja e këtij progresi është shumë e rëndësishme për procesin e liberalizimit të vizave dhe ne presim vlerësim të tillë dhe njohje të progresit edhe nga vlerësimi specifik që do të bëhet ditëve në vijim nga KE për mekanizmin e rasteve të shënjestruara.

Raporti ka ritheksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë duke konfirmuar se Kosova ka vazhduar të jetë pjesë e dialogut, raporti po ashtu ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë arritur progres në fushën e kritereve ekonomike si dhe në përgjithësi sa i përket harmonizimit të legjislacionit me standardet e BE. Sipas raportit progres është shënuar edhe ne lufte kundër terrorizmit, përfshirë zbatimin e masave për te luftuar ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe parandalimin e qytetareve për tu bashkuar konflikteve ne vendet e treta.

Raporti thekson se në Kosovë ka mjedis pluralistik dhe dinamik te mediave si dhe rezultate shumë të mira në fushën e zhvillimit ekonomik.

Është përmirësuar mjedisi i berit biznes dhe qeveria ka respektuar rregullin fiskal për deficitin buxhetor. Eksporti ka shënuar rritje te ndjeshme si dhe është shënuar progres ne lirinë e lëvizjes se mallrave dhe shërbimeve, tatimit dhe dogave, prokurimit publik, te berit biznes dhe konkurrencës.

Të nderuar qytetarë,E kam thënë edhe më herë se raporti për vendin para se gjithash shërben si dokument orientues dhe udhërrëfyes për punën e institucioneve tona. Sigurisht se përveç njohjes së progresit duhet të fokusohemi më shumë në sfidat që ka nënvizuar ky raport, sfidat e institucioneve në fushat e caktuara.Konsideroj se gjatë këtij vitit të gjitha institucionet duhet të fokusohen më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike si dhe avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit.

Pa dyshim se vëmendje e veçantë duhet kushtuar vazhdimësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës dhe të sjell rezultate konkrete. Një ndër sfidat që është përmendur në raport është edhe polarizimi i partive politike i cili thuhet se ka ndikuar negativisht në qeverisjen efektive.

Siç e dini tashmë disa herë kam insistuar në krijimin e një konsensusi nacional për reformat dhe proceset që janë pjesë e rrugës sonë drejt integrimit. Të gjitha partitë politike pa dallim duhet ta kuptojnë se synimi jonë integrues drejt familjes evropiane është emëruesi ynë i përbashkët.

Ne nuk duhet të lejojmë që të ceken në raportin për vendin të cilin e harton KE, sjelljet bllokuese dhe gazi lotësjellës i hedhur nga deputetët si pengesë për punën e legjislativit.  Pas publikimit të këtij raporti është shumë e rëndësishme për qytetarët e vendit hapat të cilat do të ndërmarrim për ti adresuar sfidat e përmendura./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara