Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë vetting të plotë në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga krerët e institucioneve të drejtësisë.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ua ka dhënë dritën e gjelbër që të nisë ky proces, duke shtuar se fillimisht janë kërkuar reforma në sistemin e drejtësisë.
“Vetting do të ketë dhe atë të plotë dhe siç duhet, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me Këshillin Gjyqësor edhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitarë që këto reforma të jetësohen”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ka gjetur probleme të shumta në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga mungesa e besimit, korrupsioni, stërzgjatja e gjykimeve, nepotizmi dhe deri te përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...