Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm shumë të mirë, dënimin e serbit Zoran Vukotiq me dhjetë vjet burg për dhunimin e një shqiptare gjatë luftës.
Haxhiu ka thënë se ky është lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!/arbresh.info/
https://www.arbresh.info/lajmet/zoran-vukotiq-denohet-me-10-vjet-burgim-per-krimin-qe-kreu-gjate-luftes/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...