Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ku është njoftuar për së afërmi rreth zbatimit të rekomandimeve ndaj situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi Covid-19.
Me këtë rast, Ministrja Haxhiu tha se tanimë përfaqësuesit e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit janë njoftuar për vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes së cilave specifikohen masat preventive për mbrojtjen e të burgosurve dhe paraburgosurve nga virusi Covid-19.
Ministrja Haxhiu po ashtu tha se janë marrë masa preventive edhe për gardianët, mjekët dhe shërbyesit civil që punojnë në ambientet e qendrave korrektuese dhe paraburgimit në Kosovë.
Gjithashtu, ministrja Haxhiu gjatë këtij takim njoftoi ata se Ministria e Drejtësisë përmes Shërbimin Korrektues të Kosovës do të jetë në kontakt me gjithë përfaqësuesit e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit për veprimet e ardhshme në rast të verifikimit të ndonjë rasti me virusin Covid-19 në vendin tonë.
Ditë më parë, Ministria e Drejtësisë përmes Shërbimi Korrektues të Kosovës ka marrë vendim për një sërë masash preventive duke theksuar këtu edhe ndërprerjen e të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...