Ministrja Gërvalla: Turqia është ndërmjetësuese neutrale në Ballkan

11:25 | 19 Qershor 2022
A Z

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Ajo në një konferencë për medie tha se Turqia ka mbështetur Kosovën në momente të vështira por edhe vendimtare dhe për këtë tha se do të jenë gjithmonë mirënjohës.

Gërvalla shtoi se Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, pas agresionit rus në Ukrainë dhe se sipas saj, ndihmë ndërmjetësimi, ka ofruar edhe në Ballkan, siç tha ajo, ndërmjetësim neutral në mes të Serbisë edhe vendeve të tjera ballkanike.

“Pas agresioni rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, po ashtu si ndërmjetësuese neutrale në Ballkan, në mes të Serbisë e të tjerëve”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tha se Kosova Rusinë e Serbinë i sheh si faktorë agresivë dhe destabilizues në rajon./arbresh.info/