Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, takoi edhe ministren austriake për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takim me ministren Edtstadler bisedoi për integrimin evropian të Republikës së Kosovës, reformat që po bëhen në ekonomi, administratë dhe drejtësi.
Mes tjerash ministrja Gërvalla-Schwarz nënvizoi zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës, sfidat me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës si pasojë e krizës së madhe botërore në fushën e energjisë dhe të ekonomisë si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit edhe më të dendur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë.
Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz e ftoi ministren austriake Karoline Edtstadler që të jetë pjesëmarrëse në “Women, Peace, Security Forum” që organizohet më 22-23 tetor në Prishtinë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /arbresh.info/
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...