Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takime të ndara në formë virtuale me homologët e saj nga Kosta Rika dhe Burkina Faso.
Gjatë takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Kosta Rikës, Rodolfo Solano Quirós, ministrja Gërvalla theksoi se Kosova e vlerëson lart faktin që Kosta Rika ishte një prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe së bashku konsideruan se raportet mes të dyja vendeve janë mjaft të mira.
Ajo e njoftoi kryediplomatin e Kosta Rikës lidhur me angazhimet e qeverisë së Kosovës për të krijuar klimë të përshtatshme për investitorët e huaj. Palët biseduan për bashkëpunim bilateral, duke parë nevojën që të thellohet bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.
Për mundësi të bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, ministrja Gërvalla foli edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Burkina Fasos, Alpha Barry. Posaçërisht u diskutuan mundësitë për shkëmbim përvojash në sektorin e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes.
Nga ana tjetër, të dy homologët e saj paraqitën qëndrim mbështetës të shteteve që përfaqësojnë karshi Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...