Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter.
Gajtë takimit është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE, përcjell Arbresh.info.
Me deputetin gjerman, Kiesewetter, ministrja foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.
Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.
“Kjo vizitë pune e Ministres Gërvalla në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...