Ministret e Punëve të Jashtme të shteteve pjesëmarrëse të Konferencës së Sigurisë shprehin shqetësimet më të thella për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave në Afganistan dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që t’i japin fund persekutimit sistematik gjinor, i cili mund të çojë në krime kundër njerëzimit.
Ministria me anë të një njoftimi bën të ditur se kjo është thirrja e deklaratës së përbashkët që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, bashkë me ministret e Punëve të Jashtme të shteteve pjesëmarrëse të Konferencës së Sigurisë, miratuan në mbështetje të grave dhe vajzave afgane, përcjell Arbresh.info.
“Kjo deklaratë e mbështetur edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Francës dhe ai i Shqipërisë është vazhdimësi e thirrjes që edhe vitin e kaluar gratë Ministre kishin bërë për talibanët dhe deklarata e këtij viti konstaton që talibanët nuk kanë bërë asnjë përparim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Afganistan, veçanërisht të drejtat themelore të grave dhe vajzave”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se përmes kësaj deklarate gratë udhëheqëse të diplomacisë së shteteve, të udhëhequra nga ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerboc dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Jol, u bëjnë thirrje talibanëve që të lejojnë vajzat afgane të ndjekin arsimin e mesëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare./Arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...