Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni, takoi sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve (Parlamentit) të Japonisë, Fukushiro Nukaga.
Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e falënderoi kryetarin Nukaga për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetndërtuese dhe integruese, donacionet dhe investimet në fusha të caktuara, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të reja si në punësimin e të rinjve, në fushën e digjitalizimit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut dhe fusha tjera. Në fund të takimit Ministrja Gërvalla dhe Kryetari Nukaga biseduan edhe për organizimin e “Osaka EXPO 2025” ku Republika e Kosovës tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MPJD-së./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...