Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar rreth incidentit që ndodhi mbrëmë në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u sulmua me gurë.
“Incidenti i befasishëm ka ndodhur në afërsi të një kthese në hyrje të Berane, të mërkurën, rreth orës 16:30, në ditën e shënimit të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nga ky incident ndaj autobusit të kompanisë “Gjafa-Tours” janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga turistët-skiatorë kosovarë, të cilët po ktheheshin nga Kolashini i Malit të Zi”, thuhet në njoftim e MPJ-së,shkruan arbresh.info.
Tutje Haradinaj-Stublla ka bërë thirrje edhe autoriteteve malazeze që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës e Malit të Zi.
“I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”, u shpreh Haradinaj-Stublla.
Ajo, ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, i cili nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë e rrugës së pa alternativë të të dyja shteteve për integrim euro-atlantik.
Ambasada e Kosovës në Podgoricë, menjëherë pas incidentit, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane. Po ashtu, ka kontaktuar edhe pronarin e kompanisë turistike Xhafer Berisha. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...