Prej vitesh në Kosovë flitet për një proces verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një proces i tillë quhet Vetting.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se e kanë ditur që reforma do të ketë sfidat e saj dhe se nuk do të përqafohet nga të gjithë.
“Ka individë në sistemin e drejtësisë që janë komod në pozicionet e tyre dhe çdo iniciativë lëkund pozicionet e tyre. Vettingu është tashmë një kërkesë shoqërore që e duan qytetarët e jo vetëm politika”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.
Ajo thotë se Vettingu ka qenë premtim zgjedhor dhe sipas saj nëse nuk do ta realizonin një premtim të tillë do të ndëshkoheshin nga qytetarët.
“Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë i bëjnë këtij procesi. Ata mendojnë se vettungu duhet të bëhet me ndryshime ligjore derisa ne duam që procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese”.
Haxhiu thotë se Këshilli Prokurorial e ka frikën te reduktimi i numrit të anëtarëve që planifikojmë ta bëjmë.
Ajo thotë se një njeri i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë procesin e vettingut.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...