Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka vizituar sot Rekoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është takuar me rektorin Marjan Dema dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.
Ministrja Bajrami e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit për rezultatet e arritura në këtë institucion të arsimit të lartë publik, ndërsa shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.
Ministrja e Arsimit, theksoi se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për të përmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.
Nga ana e tij, rektori Demaj falënderoi Ministren Bajrami dhe po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...