Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet nafta për dy cent

09:22 | 20 Shtator 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e çmimit tavan në produktet e derivateve.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1,60.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar në produktin Gas është 0,75 cent.

Këto çmime janë të vendosura nga sot deri nesër në ora 10:00./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale