Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mos i paguajë asnjë cent për katër muaj pune specializantët e shëndetësisë, përderisa paga do të marrin vetëm prej muajit aktual (maj), shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se nuk mund të bëjnë pagesa retroaktive prej janarit e deri në prill 2018 me arsyetimin se specializantët e kategorisë C, të cilët e kanë marrë specializimin nga institucionet private shëndetësore, nuk kanë pasur kontrata të nënshkruara, prandaj nuk mund të paguhen në mënyrë retroaktive.
Megjithatë, dikasteri qeveritar që drejtohet nga Uran Ismaili nuk po i paguan me rregull as specializantët e performancës, të cilët kanë kontrata valide të nënshkruara.
Specializantët e performancës, siç i kanë konfirmuar gazetës “Zëri”, deri më tani e kanë marrë pagën e shkurtit të këtij viti, ndonëse pas dy javëve do të duhej t’i merrnin edhe pagat e muajit maj, me ç’rast borxhi i Ministrisë ndaj tyre do të arrijë në tri paga./Zëri/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...