Rreth 900 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes në Deçan.
Për këtë arsye ata edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media në orën 19:00.
Sipas ministrisë, tema e konferencës do të jetë “informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit”.
Në konferencë do të flet edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.
Kujtojmë që kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se kanë marrë vendim që uji të mos përdoret më.
Ai ka ftuar institucionet e drejtësisë që të merren me këtë rast.
Ramosaj ka thënë se rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.
“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKSHPK-në, kompaninë “Hidrodrini” të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...