Një tender prej hiç më pak se 4.4-milionësh për blerje të insulinave të shtrenjta (analoge) është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) para pak ditësh. Për shkak të monopolit të furnizimit, gjatë pesë vjetëve të fundit MSH-ja një insulinë të tillë e ka blerë nga 5.24 € deri në 7.8 € euro.
Derisa në tenderin e shpallur më 25 qershor të këtij viti një insulinë të tillë MSH-ja ka paraparë ta blejë nga 6.64 deri në 10.46 euro, ose 34% më shumë, duke e krahasuar me tenderin paraprak, shkruan sot gazeta Zëri.
Miliona euro edhe më tutje vazhdon të shpenzojë Ministria e Shëndetësisë (MSH) për furnizim me insulina të shtrenjta (analoge), derisa shtetet e rajonit, por edhe ato të Bashkimit Evropian (BE) nëpër listat e tyre esenciale përdorin insulina humane, të cilat kanë çmim gati pesëfish më të lirë sesa insulinat, të cilat në vazhdimësi i blen Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë një hulumtimi të gjatë, që ka realizuar gazeta “Zëri”, është gjetur se për shkak të monopolit me furnizim me këtë produkt çmimet që MSH-ja i ka paguar për këtë lloj të insulinave janë dukshëm më të larta sesa është çmimi i tyre nëpër shtete të rajonit, por edhe më larg.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...